Bujar Osmani: Qeveria ka stabilitet dhe numra edhe pa ASH-në e Ziadin Selës

Është qëndrimi i ASH-së se a do mbeten në qeveri, pasi edhe pa ta Qeveria ka stabilitet dhe numra, shton tutje në debatin në Alsat-M, Bujar Osmani nga BDI.

“Ka një mllef në grupin parlamentar të BDI-së për vokabularin e tyre si partner koalicioni. Nuk mundesh të jesh edhe pushtet edhe opozitë, apo me VMRO-në dhe në koalicion me LSDM-në… Nuk duam të nxjerrim asnjë parti politike nga qeveria…”, ka thënë Osmani.

Lidhur me ndërhyrjen e kryeministrit në zgjedhje, Osmani thekson se pozita e tij nuk ka qenë si kryeministër Zaev, por si kryetar i LSDM-së…StrugaLajmStrugaLajm

“Në asnjë mënyrë nuk kemi lejuar instrumentet shtetërore të vihen në shërbim, pasi as vetë nuk kam shfrytëzuar veturën zyrtare e as resurset shtetërore”, ka pohuar Osmani.StrugaLajm

BDI, sipas Osmanit, doli korrekte me partnerin e saj qeveritar LSDM dhe u tërhoq nga kandidaturat në disa komuna, gjë që nuk e bëri LR-PDSH.

“LR-PDSH e sfidoi LSDM-në në Butel duke nxjerr kandidat të vetin në rrethin e parë, ashtu edhe në qytetin e Shkupit. Po të ishin korrekt në raundin e parë me LSDM, edhe LSDM do ishte korrekt me ta në rrethin e dytë”, ka thënë Osmani, transmeton Aktuale.mk.

In : Aktuale

Loading...
loading...