Burg i përjetshëm për shqiptarin që vrau dhëndrin dhe të bijën në Gjermani

Një pensionist shqiptar i cili tashmë ka mbushur 70 vjet, në shtator të vitit 2015 kishte vrarë në qytetin Kösching dhëndrin dhe të bijën. Gjykata e Ingolstadt-it e kishte dënuar atë me burg të përjetshëm.

Pas ankesës së mbrojtjes së tij në Gjykatën Federale, edhe kjo e ka konfirmuar si të drejtë dënimin në fjalë, duke e bërë të plotfuqishëm atë, shkruan donaukurier.de.

Me këtë vendim nga shkalla më e lartë e gjyqësisë gjermane bëhet e qartë se personi në fjalë duhet të qëndrojë së paku 15 vjet në burg para se të ketë të drejtë të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm, transmeton albinfo.ch.

Por, duke pasur parasysh moshën e tij të shtyrë, mund të pritet edhe lirim eventual për shkaqe shëndetësore.StrugaLajm

Pas një konflikti të gjatë familjar që kishte të bënte me një pronësi toke, pensionisti me prejardhje nga Kosova kishte vrarë së pari dhëndrin e tij 35 vjeçar e pastaj edhe të bijën 39 vjeçe.StrugaLajm

Bashkëshortët e rinj tashmë të ndjerë, jetonin në fqinjësi me babanë respektivisht vjehrrin.

Gjykata e Landit, aktin e parë të pensionistit e kishte kualifikuar si vrasje të rëndë ndërsa të dytin si goditje me pasojë vrasjen.

 

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...