Burri e rreh gruan e tij me grushte dhe me lugë

23-vjeçarja V.I nga Treboshi – Tetovë, dje ka raportuar dhunën në familje nga burri i saj J.I (26), i cili për një kohë të gjatë mendërisht dhe fizikisht e ka maltretuar. Para disa ditë në shtëpinë e tyre në Trebosh, ai e ka sulmuar fizikisht atë duke goditur atë me grushte në kokë dhe në trup, duke përdorur edhe sende për të ngrënë (lugë), dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar lëndime të dukshme, njofton SPB-Tetovë.

Një familjar i saj e ka dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë kujdes mjekësor, dhe po mbahet për mjekim.

I dyshuari J.I sot është thirr në stacionin policor të Tetovës dhe kundër tij do të ketë parashtrim i duhur.
In : Aktuale

Loading...
loading...