Burri ndërton një shtëpi rrotulluese për gruan e tij

Dëshironi ndonjëherë që të ndryshoni pamjen nga dritarja e dhomës tuaj të gjumit? Epo, një grua me fat në Bosnje mund ta bëjë këtë.

Ljubica Kusic më në fund e bindi burrin e saj që të ndërtonte një shtëpi që mund të rrotullohet 360 gradë mbi themelet e saj.

Shtëpia, e përshkruar si një “monument për veten”, mund të rrotullohet për shkak të motorëve elektrikë dhe rrotave të një automjeti të vjetër ushtarak. “Më në fund kisha kohë të mjaftueshme për t’i plotësuar gruas dëshirën e saj.”, tha 72-vjeçari Vojin Kusic.
Shtëpia mund të bëjë një rreth të plotë në vetëm 22 sekonda.

“Fëmijët duan të vijnë këtu”, thotë Kusic, i cili shpreson se familja e tij do të vazhdojë të jetojë në këtë banesë pasi të ketë ndërruar jetë.“Ata duan të bëjnë një udhëtim në shtëpinë e gjyshit të tyre. Më bën të lumtur që u kam dhënë atyre, dhe vetes, këtë kënaqësi”. /abcnews.al

In : Aktuale

Loading...
loading...