Bytyqi: Nuk do të ketë më “kjo dhe ajo anë e Vardarit”

Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi mbrëmë në tribunën partiake në Shkup theksoi se zotohen për zhvillim të barabartë të Shkupit, por edhe politika ekonomike që rezultuan me sukses, rritje ekonomike, vende të reja pune dhe trende pozitive në planin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Ju e dini mirë se LSDM është bartëse dhe promotore e konceptit një shoqëri për të gjithë. Ky koncept nuk nënkupton vetëm të drejta dhe detyrime të barabarta për të gjithë qytetarët, por nënkupton edhe investim të barabartë në çdo komunë, në çdo vendbanim. Shkupi me vite jetonte me stigmën ‘nga kjo dhe ajo anë e Vardarit’, nuk zhvillohej në mënyrë të barabartë ashtu siç i ka hije në kryeqyteti dhe metropoli. Gjatë këtyre katër viteve kjo u ndryshua në mënyrë drastike, sepse në Shkup u investua në secilën komunë, në secilën lagje që është e rëndësishme për tu zhvilluar”, theksoi Bytyqi, përcjell INA.

Ai theksoi se Qeveria me planet e saj ka ndihmuar të rinjtë, kategoritë sociale por edhe bizneset gjatë krizës së koronavirusit. Sipas tij, në këtë periudhë janë shpëtuar mbi 100 mijë vende pune, duke i ndihmuar mijëra kompanive. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...