Canoski: Gruevski do të shkojë në burg

Biznismeni dhe ish politikani Fiat Canoski është përgjigjur në dekalarimet e Nikolla Gruevskit dhënë për Tv Nova se objekti i tij “Cosmos” është rrënuar pasi vetë ai ka pranuar se është ndërtim i egër.“E shoh Nikolla Gruevskin në Tv Nova se si mbrohet me gënjeshtra, se si unë kam pranuar se ‘Cosmos’ ka qenë ndërtim i egër. Do të shohim në gjykatë Nikolla por kësaj radhe ti si i akuzuar e unë si i dëmtuar dhe atje do ti shohësh ekspertizat e verëteta. Ti thua se e vërteta është si fëndyell dhe vërtetë është si fëndyell siç të shoh në Tv Nova kësaj radhe ti të rrjedhë nëpër pantallona dhe gjithsesi pranojë se do të shkosh në burg”, shkruan Canoski në Facebook.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...