Carovska: Edukimi seksual së pari në Shkup dhe Tetovë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se do të zbatohet pilot-programi për edukim se ksual në tre shkolla në Shkup dhe një në Tetovë.StrugaLajm

“Bëhet fjalë për katër shkolla prej të cilave tre janë nga Shkupi dhe një nga Tetova. Trajnimi i profesorëve filloi dje nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe po zhvillohet me ndihmën e akademisë dhe organizatave qytetare”, tha Carovska.

StrugaLajm

Me trajnimin e mësimdhënësve dje filloi pilot-programi i edukimit seksual në Maqedoninë e Veriut e që e paralajmëroi edhe Ministria e Shkencës dhe Arsimit.

Sipas MSHIA-s. vendosja e edukimit se ksual do të thotë avancim të barazisë gjinore por edhe parandalim nga shqetësimet se ksuale dhe dhu nës. Me këtë edukim do të mësohen mënyrat për mbrojtje dhe sfidat që i sjell puberteti.

In : Aktuale

Loading...
loading...