Carovska: Po përpunohen ankesat e qytetarëve për kartelat pagesore

Ankesat e qytetarëve për kartelat pagesore po shqyrtohen. Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i përpunojnë dhe sapo të kenë të dhëna të grumbulluara, do të dalin dhe do ta njoftojnë publikun, tha sot zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska. Carovska nuk tha se për çka saktë kanë të bëjnë ankesat.

“Është me rëndësi që ankesat po arrijnë, u krijuan mundësi të gjithë qytetarët të cilët vlerësojnë se janë të pajustifikueshme të dorëzojnë ankesa deri te institucionet. Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i përpunojnë dhe sipas gjitha gjasave sapo të kenë të dhëna të grumbulluara do të dalin dhe do ta njoftojnë publikun në mënyrë transparente se për çfarë lloj ankesash bëhet fjalë. Gjithsesi, grupimi i ankesave është është shumë i rëndësishëm, sa prej tyre janë zgjidhur pozitivisht, sa jo. Po kërkohen edhe dëshmi që t’i bashkëngjiten ankesës dhe në këtë mënyrë të mund të sigurohet e drejta nëse iu takon, ndërsa institucionet kanë bërë lëshime të caktuara teknike”, theksoi Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të rezultateve nga thirrja publike “Startup 2”.

In : Aktuale

Loading...
loading...