BLENDI PETROL
Aktuale

Çdo ditë e më shumë me grip

Ndryshimi i temperaturave luan rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Të dhënat zyrtare të Institutit për Shëndet Publik thonë se gjatë javës së fundit, në Maqedoni janë raportuar 63 raste të gripit më shumë sesa krahasuar me javën e kаluar, kur ky numër ishte 45 të sëmurë, shkruan gazeta KOHA. Me këtë rast, është një rritje prej 40 për qind. Gjatë kësaj jave, të sëmurë nga gripi janë raportuar nga nëntë njësi raportimi. Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në Gostivar – 36 të sëmurë. Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet (39 raste, ose 61.9 për qind), ndërsa incidencë më e lartë (6.1/100.000) tek personat mbi 65 vjet, ku janë regjistruar 16 raste. Mjekja e përgjithshme Jeta Reçica Berisha bën thirrje deri tek ata që janë prekur nga gripi të ndalojnë vizitat tek të afërmit apo edhe në vende ku ka mbledhje masovike qoftë ajo kinema, teatër apo shkollë që të mos ndikojnë në përhapjen e viruseve. “Për shkak të anergjisë së madhe dhe mundësisë për infeksione sekondare bakteriale, çdo prolongim i sëmundjes pas 7 ditësh duhet të parandalohet me antibiotikë, sidomos te personat të cilët janë të sëmurë prej sëmundjeve kronike, kardiovaskulare dhe sëmundjeve malinje etj. Te gripi ekziston një preventivë specifike me imunizim. Imunizimi bëhet me vaksinë, e cila përcaktohet varësisht prej tipit serologjik të virusit i cili mbisundon në sezonin përkatës në muajt tetor-nëntor. Pas vaksinimit mbetet imunitet afatshkurtër tipik i cili mbron në disa muajt e ardhshëm, për të cilën arsye imunizimi përsëritet çdo vit. Gjatë epidemisë së gripit ndalohen vizitat e personave të hospitalizuar, ndërsa kur merr përmasa të mëdha, përhapja e sëmundjes mundet të pengohet me ndërprerjen e mësimit, ndalesës për vizitë të kinemave, mbledhje masovike, etj”, thotë për gazetën KOHA, mjekja Reçica Berisha. Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i Shëndetit Publik ua rekomandon të gjithë popullatës, veçanërisht personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar (sipas rekomandimeve të OBSH), gratë shtatzëna në cilëndo fazë të shtatzënisë, fëmijët në moshë nga 6 muaj deri në 5 vjet, personat e moshuar në moshë mbi 65 vjet, personat me gjendje mjekësore kronike, punonjësit shëndetësor… “Të gjithë të interesuarit duhet të vizitojnë Qendrën më të afërt të shëndetit publik ose Njësinë rajonale për tu informuar më shumë për vaksinimin kundër gripit sezonal”, thuhet në apelin e ISHP-së drejtuar opinionit. Ndryshe, në të gjitha shërbimet epidemiologjike vaksinimi filloi më 17 tetor, ndërsa këtë sezon në dispozicion ka 28.000 të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac. Sipas të dhënave të deritanishme, deri në fund të javës së 43 janë vaksinuar gjithsej 25.171 persona, ose janë shpenzuar 89.9 për qind nga vaksinat e siguruara për këtë sezon. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 15.112 persona, në moshë nga 30-64 vjet – 9329 persona dhe në moshë nga 5-29 vjet – 254 persona. Janë vaksinuar edhe nëntë fëmijë deri në moshën 5-vjeçare. Sa i përket punonjësve shëndetësor, ISHP informon se janë vaksinuar gjithsej 466 persona. (koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button