Cdo të dytën ditë një qytetar të Strugës e sulmon qeni!

Pothuajse në cdo të dytën ditë një qytetar i Strugës kërkon ndihmë në Spitalin e Strugës si rezultat i kafshimit nga qentë endacakë informojnë nga ky institucion shëndetësor.Mjekët në Spitalin e Strugës të kontaktuar nga Strugalajm.com tregojnë se zakonisht qytetarët vijnë në Spital me lëndime të ndryshme si pasojë e kafshimit të qenëve .’’Padyshim që është bërë një fenomen shqetësues sepse në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me qen të paksinuar gjë që kërkon një trajtim më të kujdesshmë dhe specifikë ‘’ të thonë mjekët .Sulme të kësaj natyre janë të shpeshta në Strugë të thonë qytetarët ata me shqetësim për ”Strugalajm.com”potencojnë shtimin në masë të qenëve endacak në rrugët dhe shetitoret e qytetit,ata njëzëri kërkojnë nga autoritetet kompetente që të marrin masa urgjente për largimin e tyre nga rrugët në të mirë të evitimit të pasojava epidemiologjike apo shëndetësore që mund të sjellin këto kafshë për njerëzit.Në disa raste është thënë se do të ndërtohet një qendër për strehimin e qenëve endacak, por deri tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.Vitin e kaluar Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve ‘’Animal ëorld’’ nga Struga në bashkëpunim me Komunën e Strugës, filloi me kastrimin dhe sterilizimin e qenve endacakë me qëllim zvogëlimin e numrit të tyre dhe zgjidhjen humane të këtij problemi shumëvjeçar, por duket se edhe kjo masë nuk dha efektin e duhur .Para fillimit të këtij aksioni nga kjo Shoqatë u tha se sterilizimi masiv dhe vaksinimi i qenve është i vetmi mekanizëm me vlerë , i cili siguron zvogëlim efikas dhe të vazhdueshëm të numrit të qenve endacaltë, me të cilat garantohet siguria publike e popullatës.Nga ana tjetër mungesa e aplikimit të ‘’ Kap-Sterilizo- Vaksino- Khej’’, mungesa e masave ndëshkuese për braktisje të këlyshit dhe shtim të pakontrolluar ashtu sikurse dhe aplikimt të praktikave johumane ( helmim) , vetëmsa e thellon problemin dhe krijon mbishumim të tyre konsideruan nga kjo Shoqatë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...