Çeliku: Njerëzit e ndershëm të distancohen nga Alternativa që zgjodhi interesin personal

Gjithnjë e më shumë shtohen zërata brenda Alternativës që ky subjekt po bën gabim fatal me vendimin për pjesëmarrje në Qeveri.

Në këtë vijë është edhe profesoresha universitare Gjyla Çeliku e cila më herët madje qenë përkrahëse e Alternativës.Lexo edhe…

Humbja e çmendur e peshës, një filxhan në mëngjes dhe në mbrëmje zgjidh kilogramët e tepërt!

Alternativa u acaruan pse përkrahëm Bilallin e Besës në Tetovë, por ama për pushtet u bashkuan me Kastriot Rexhepin, ish deputet i Besës dhe përçarës i Besës së mëhershme dhe të tashmes. Tash si e definoni ju këtë hap politik? Unë s’mund të shkel mbi interesat e popullit, por partitë nuk pyesin interesin e popullit, por të tyre. Shkelin mbi parimet e tyre, mbi deklarat e tyre dhe mbi popullin. Nejse, hap i keq. Hap pa etikë. Hap interesi! Populli barin më nuk e ha, as dele nuk është. Bile juve të partisë që nuk ju pëlqen hapi i tyre, lirisht shkëputeni sepse nuk është marre, por madhështi! P.S. Vetë e kanë thënë “Nuk kishte faj Bilalli sa kishte Kastrioti”, shkruan mes tjerash Çeliku.

In : Aktuale

Loading...
loading...