Çerdhet nën kompetenca të MASH!?

Qeveria e re do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të reduktuar pritjen për regjistrim në çerdhet për fëmijë. Në bisedën për Radio MOF, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska theksoi se çerdhet private janë një nga zgjidhjet e këtij problemi.StrugaLajm

“Në çerdhe ose është problematikë numri i lartë i fëmijëve që janë plr kujdes ose nuk ka fare çerdhe. Tashmë jemi dëshmitarë se vetëqeverisjet lokale kanë filluar ta zgjidhin këtë problem. Plani i Qeverisë së re është që arsimi parashkollor, në të ardhmen, të hyjë në sistemin arsimor nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do të punojë për të siguruar kushte që më shumë fëmijë të shkojnë në çerdhe, si dhe në përshtatje të programeve për veprimtaritë edukative – arsimore në çerdhe. Çerdhet private janë një nga zgjidhjet e problemit të pritjes për regjistrim, nuk besoj se do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarëve, por pres që të ulin presionin në çerdhet shtetërore”, tha Janevska.

In : Aktuale

Loading...
loading...