Çfarë duhet të bëjmë për të ndalur zbrazjen e tokave shqiptare

Lebit Murtishi

(Kush do që t’i shpëtojë nga vdekja fëmijët
dhe Atdheun e vet, e ka një zgjidhje gjithsesi.)

Problemi i zbrazjes së tokave shqiptare nga ,,epidemia”
e shpërnguljeve masive, tashmë e ka marrë përgjigjen
e vet, si nga studimet socio -psikologjike, ashtu edhe nga
ato ekonomiko-politike…Sado që të flasim, të komentojmë
ose të vajtojmë, problemi që kemi përpara nuk ndryshon
për hir të përgjërimeve tona, problemi kërkon zgjidhje, dhe
zgjidhje pa një mobilizim në shkallë të gjërë kombëtare nuk
gjendet.
Së pari, duhet të organizohen orë këshillimesh të shpeshta
ndërmjet mësuesve, prindërve dhe nxënësve, duke përfshirë
në këtë aktivitet edhe intelektualë të pensionuar, veprimtarë
të shumtë të çështjes kombëtare, dhe gjithë të ata që janë të
gatshëm të angazhohen dhe të japin ndihmën e tyre për të
shpëtuar atë që mund të shpëtohet…Dhe padyshim që mund
të shpëtohet shumëçka, madje mund t’i jepet edhe drejtim i
kundërt lëvizjes së të rinjve, në qoftë se i lëmë vajtimet dhe
i kthehemi punës si në kohët e luftërave të paradisaviteve,
që përballuam situata shumë më të vështira nga kjo që kemi
përballë, vetëm duhet vullnet për punë dhe angazhim
të organizuar në grupe, menjëherë. Se, nëse mund t’i mbyllen
rrugët një personi, familjeje ose grupi njerëzish, kjo ‘mund
të ndodhë me një popull të tërë…
Së dyti: Të organizojmë takime të hapura me diasporën
tonë, e cila, në këto momente ka në dorë çelësin kryesor
të shpëtimit të kombit dhe të Atdheut nga zhbërja…
Konkretisht: Prindërit e fëmijëve që vendosin të ndëtojnë
jetën e re, le ta fillojnë atë në vendlindje, le të lindin dhe të
rritin fëmijë në vendlindje. Sigurisht që ky vendim kërkon
sakrifica të mëdha për at që duhet t’i ndihmojnë materialisht
fëmijët e tyre për një kohë…Por rrugë tjetër nuk ka. Dhe kjo
punë në planin afatshkurtër duket e rëndë sigurisht, por kur t’i
hedhim sytë nga e ardhmja (jo t’i mbajmë përpara hundës) do
të shohim që ky akt, më shumë se patriotik, është hyjnor, është
fitues…
E treta: A nuk na duket si dezertim nga fronti i luftës kjo ikje?..
A nuk sohim me sytë tanë se shumica absolute e të shpërngulurve
nuk ikin nga skamja dhe nga mungesa e perspektivës në Atdhe,
siç jemi më mësuar t’i biem vetëm këtij teli, por ikin për shkaqe
tjera, siç është baashkimi familjar, jeta ,,luksoze”, ndërtimi i
një shtëpie luksoze në vendlidje, që do ta shfrytëzojë vetëm
gjatë pushimeve vjetore etj, etj…Për këtë realitet, që është i vetmi
realitet, duhet të mendohet, nëse do të duhej këta njerëz
të krahasohen me ushtarët dezertorë…VETËM ME SHPENZIMET
E NJË DASME, NJË ÇIFT I RI MUNDET TË JETOJË KATËR-
PESË VJETË NË VENDLINDJE…Në fund, porosia ime është
që, të fillojmë t’i kërkojmë fajet më shumë brenda vetes…Nuk
mbrehet Atdheu pa djegur asnjë ,,fishek”!..StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...