Çfarë ndodhi me Facebook? Hidhen dyshime për sabotim nga brenda kompanisë

Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp janë jashtë funksionit prej disa orësh për miliona përdorues në mbarë botën.

Aksionet e Facebook që zotëron këto rrjete ranë me më shumë se 5% në bursat ndërkombëtare me një humbje që shkon deri në 7 miliard dollarë.

Por çfarë ndodhi?StrugaLajm

Është ende e paqartë. New York Times shkruan se stafi i Facebook se nuk ishte në gjendje të hynte në zyra mëngjesin e sotëm për të zgjidhur problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin.

“Sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje” – shkroi në Twitter redaktorja e teknologjisë së New York Times, Sira Frenkel.StrugaLajm

Ndërsa ekspertët e sigurisë i thanë Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve. Sipas tyre ky mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, por edhe sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur. Një sulm i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm.

Sipas tyre, një sulm masiv që do të gjunjëzojë aksesin e një prej kompanive më të mëdha në botë, në një nga vendet më të njohura në botë do të kërkonte ose një kombinim të grupeve të fuqishme kriminale ose një teknologji shumë novatore. 

In : Aktuale

Loading...
loading...