Aktuale
ÇFARË PO NDODH NË MAQEDONI? DY MJEKË U RRAHËN NË SALLËN E OPERACIONIT

Dy mjekë u konfliktuan dje në Spitalin Klinik – Shtip. Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme Shtip, ngjarja është raportuar dje në orën 12:45.
“Më 5 shkurt, në orën 12:45, në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.Š. ndërsa ndodheshin në sallën e operacionit të Spitalit Klinik – Shtip. Sulmi u kthye mbrapsht nga N.T.”, thuhet në njoftimin e SPB Shtip.
Nga atje bëjnë të ditur se, pas hetimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.