Çfarë porosie i solli pëllumbi Bujar Osmanit në Venecia?!

Një fotografi ndonjëherë është më shumë se kaq dhe rasti është mbreti i botës.Janë në fakt dy lajmëtar që piktakohen në një vend ku zëvendës kryeministri ka t’u kumtojë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut një lajm të madh derisa ndodhet në Komisionin e Venecias në një Plenum të rëndësishëm që mbahet atje dhe Bujar Osmani do t’i argumentojë të pranishmëve qëndrimin e tij se përdorimi i dygjuhësisë në banknota dhe në uniformë të ushtrisë është një praktikë në disa vende të botës.
Por çfarë porosie i sjellë pëllumbi që qëndron mbi shpatullat e Bujar Osmanit,kjo është “enigma” e kësaj fotoje.

Thonë se pëllumbat janë lajmëtar ,ndërsa për koinçidencë kjo është një fotografi mes dy lajmëtarëve .
Gjuha shqipe është anëtare e familjes gjuhësore indoevropiane dhe kështu ka lidhje ‘fisnore’ me pothuajse tërë gjuhët e Evropës dhe Bujar Osmani është në atë Plenum edhe për një gjë thelbësore ,që t’u kundërvihet gjithë atyre keqinterpretimeve të deritanishme rreth kësaj çështjeje thelbësore për shqiptarët në përgjithësi dhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në veçanti.
Bujar Osmani ndodhet atje edhe të çmontojë atë destruktivitet të përfaqësueses nga Maqedonia e Veriut në Komisionin e Venecias.

Gjuha mbetet gjëja më e shenjtë për shqiptarët dhe për këtë ata kanë sakrifikuar çdo gjë duke e mbrojtur me çdo çmim atë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...