Cilat dokumente tani e tutje mund të merren onlajn në RMV?

Minitri i Tranformimit Digjital Stefan Andonovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se cilat shërbime tani e tutje do të mund të merren onlajn nga qytetarët dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka shtuar se ky zhvillim është një hap drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Njoftimi i plotë:
“Në kuadër të shërbimeve të reja digjitale, tashmë janë të disponueshme:
Vërtetimi nga evidenca penale për persona fizikë
Vërtetimi nga evidenca penale për persona juridikë
Këto dokumente janë pjesë e paketës së më së shumti kërkuar të vërtetimeve gjyqësore për mosdënim dhe mund të merren pa pasur nevojë të pritet në sportele apo arkiva.
Paketa për mosdënim përfshin gjithashtu edhe:
Vërtetimin nga evidenca e dënimeve
Vërtetimin nga regjistri i ndalesave për ushtrim profesioni, veprimtarie ose detyre”.