Cilat janë 2 partitë që i bashkohen koalicionit të PD-së më 1 prill?

Dy parti priten t’i bashkohen kampit opozitar për zgjedhjet e qershorit.

Këtë deklaratë bëri kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga çadra e lirisë. Në fjalën e tij Basha tha se nesër 2 parti te tjera do ti bashkohen koalicionit opozitare.“Orët e mashtrimi po marrin fund. Orët po numërohen mbrapsht. Një e ardhme me re po vjen. Qytetarët do të kenë fatin e tyre në duart e tyre. Qytetarë do të jenë zot te taksave të tyre.

Ne si PD do të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sigurohen vetëm me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën. Kjo republike e re ka qindra nënë, baballarë të rinj dhe të reja që po na mbështesin. Ne do të jemi bashkë me ju deri në fitoren e betejës suaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ora e fitores po afron. Beteja vijon. Nuk është se dua të flas para se fitorja të bëhet realitet se më pas mos na mbete pishman. Koalicioni opozitar do të jetë fitues i zgjedhjeve”, tha Basha.

Loading...
loading...











Loading…


loading…