Çka i mundon më shumë qytetarët e Maqedonisë ?

Korrupsioni, paqëndrueshmëria politike dhe krimi janë në top pesë problemet më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna dalin nga hulumtimi dhe anketa e realizuar nga organizata joqeveritare “ Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar”.
Sipas këtij hulumtimi, kemi të bëjmë me një ndryshim serioz nga vitet e mëparshme kur varfëria dhe papunësia ishin problemet kryesore.
Korrupsioni është problemi numër një dhe e ka zhvendosur papunësinë në listë si problemin më të madh të qytetarëve, thuhet në hulumtim.
Korrupsioni në vitin 2023 dhe 2021, sipas qytetarëve, është problemi më i madh social. Më parë, në 2019 dhe 2018, papunësia ishte në vendin e parë. Papunësia është ulur vitet e fundit dhe tani është 13 për qind, por shkalla e të rinjve të papunë është ende e lartë në 26 për qind dhe është më e larta në rajon.
“Korrupsioni është problemi më i madh në vend, çdo të tretit qytetar i është kërkuar mito ndërsa çdo i katërti ka dhënë mito, gjë kjo që nuk është e dobishme në luftën kundër korrupsiont, sidomos në sistemin gjyqësor ku kemi 98 raste gjyqësore për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe vetëm katër për dhënie apo marrje të mitos, deklaroi drejtor i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar Aleksandar Krzhalovski.
“Institucionet më të korruptuara janë qeveria, gjyqësori, madje edhe Parlamenti. Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë aty”, thotë Krzhalovski.
Qytetarët vunë në dukje profesionet më të korruptuara – ministra, deputetë, gjyqtarë, kryetarë partish politike dhe doganierë.

In : Aktuale

Loading...
loading...