Çka po ndodh me koalicionin e lidhur LSDM – BDI, flasin Zaev e Grubi?!

Partnerët e koalicionit qeverisës LSDM, BDI, PDSH dhe Besa, secili do të ketë kandidatin e vet për qytetin e Tetovës në zgjedhjet lokale të tetorit. Së fundmi LSDM, shpalli Hamdija Elezoviq si kandidat të për Tetovën. Por çka nëse LSDM nuk shkon në rrethin e dytë në Tetovë? Cilin nga kandidatët tjerë do ta mbështeste?

“Është e logjikshme që diku ku mundemi që në rrethin e parë të mbështetemi, atë do ta bëjmë. Aty ku nuk mundemi, në rrethin e dytë do të përkrahemi dhe kjo është e qartë se si do të veprojmë gjithkund. Cili prej partnerëve tanë nga koalicioni do të merr më shumë mbështetje nga qytetarët për kandidatin e tyre, LSDM, PDSH, BDI, Besa ose edhe partitë më të vogla atëherë në rrethin e dytë do ta mbështesim të gjithë ne, kundrejt kandidatit të opozitës”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Por, sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi deklaroi se mbështetje nga partnerët e koalicionit do të ketë vetëm në rrethin e dytë sepse shprehët i sigurt në fitoren e BDI-së që në rrethin e parë.StrugaLajmStrugaLajm

“Sa i përket koalicioneve jemi shumë të qartë se koalicione do të kemi në rrethin e dytë përkundrazi asaj që partitë opozitare shqiptare kanë vendosur që të rreshtohen mbrapa VMRO-DPMNE-së, duke u shndërruar në vasal të asaj partie në një bashkëpunim që në rrethin e parë edhe përkundër deklaratave të tyre shumë të qarta që kundërshtonin një koalicioni të tillë të mundshëm me partinë e cila i dhunoi në të kaluarën, ndërsa sot duke u shndërruar në vasal për të shpëtuar karrierën e tyre politike në 3 muajt e ardhshëm”, deklaroi Artan Grubi – Sekretar Organizativ i BDI-së.

Koalicionin LSDM-BDI-BESA sot e komentuan edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE.StrugaLajm

“Njëherë e paralajmëruan koalicionin, tani shohim se kanë kandidat të ndarë. Nuk është shumë larg koha kur për njëri-tjetrin thanë se janë kriminel pastaj koalicionuan. Është e qartë se kjo është edhe një shfaqje tjetër për qytetarët, motivet e të cilës janë gënjeshtrat”, potencoi Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Grubi tha se BDI më 4 shtator do t’i konfirmojë edhe 18 kandidat për 18 komunat e mbetura. VMRO-DPMNE ka shpallur një pjesë të kandidatëve, të njëjtën gjë ka bërë edhe LSDM dhe ASh-AAA, por ende asnjëra parti nuk ka përfunduar plotësisht me shpalljen e kandidatëve./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...