Çmimet e benzinës dhe dizelit mbeten të njëjta, lirohet mazuti

Çmimet e benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë mbeten të njëjta, ndërsa nga mesnata për 0.323 për qind do të ulet çmimi i Mazutit M-1 NS, njofton Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 59.50 denarë për litër, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 61.50 denarë për litër, çmimi i shitjes me pakicë të EURODIESEL është 52.00 denarë për litër dhe çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) arrin 51.50 denarë për litër.StrugaLajmStrugaLajm

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS nga mesnata do të jetë 26,280 denarë për kilogram.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...