Çmimi minimal i grurit të jetë 12 denarë

Çmimi minimal mbrojtës i grurit të jetë 12 denarë për një kilogram, blerja intervente të fillojë prej më një korrik kur në vijim është korja dhe kur fillon blerja, ndërsa marrëveshjet me blerësit dhe përpunuesit të dakordohen para korrjes dhe të respektohen, kërkon Federata e Fermerëve (FFRM).

FFRM kërkon kontrolle më të shpeshta të Inspektoratit të tregut gjatë blerjes dhe pagesës, ndërsa subvencionet për vitin vijues prodhuesit t’i marrin para mbjelljes vjeshtore që në kohë të kryhen aktivitetet bujqësore për prodhim cilësor.

 

“Kërkesat janë drejtuar nga mbrojtja e bujqve të cilët prodhojnë grurë në sipërfaqe të vogla, ndërsa janë në numër të madh. Nëse blerja intervente është me zgjedhjen e komisionit për sjelljen e vendimeve për blerësit, do të mundësohet transparencë e blerjes dhe do të zvogëlohet ndikimi politik”, kumtoi sot FFRM.

 

Federata është me qëndrimin se duhet të ndryshojë neni 43 i Ligjit për Bujqësi dhe zhvillim rural me çka do të mundësohet, siç sqaron, vendimi për zgjedhjen e ofruesve për blerjen e grurit ta sjellë komisionin në të cilën do të ketë përfaqësues të shoqatave të bujqve.StrugaLajm

 

Sipas FFRM-së, prodhimi i grurit sivjet, veçanërisht në Pellagoni, është zvogëluar për 60 për qind për shkak të thatësisë, ndërsa rekolta është edhe me rritje të vogël.

“Çmimi në periudhën e fundit u zvogëlua, ndërsa shpenzimet për prodhim janë rritur për 50 për qind. Vitin e kaluar është blerë edhe për tetë denarë. Prodhimi, nga ana tjetër për shkak të ndryshimeve klimaterike është zvogëluar edhe në rajon”, informon Federata.

In : Aktuale

Loading...
loading...