ÇOKOLLATA ZVICERANE NË KORÇËN E VITIT 1909

Në numrin e 15 gushtit të vitit 1909, në të përjavshmen LIRIJA, që drejtohej nga Mid’had Frashëri, botohet edhe një reklamë interesante për çokollatën e atëhershme të njohur zvicerane, Zurher.

Në tekstin për këtë produkt, ndër të tjera thuhet se në treg janë llojet: Çokollatë me qumësht, Çokollatë me vanilje, çokollatë Bon Regal dhe Leukrol, për të cilën thuhet se është çokollatë fuqidhënëse. Leukrolin, thuhet më tej në tekst, e rekomandojnë mjekët kundër sëmundjeve nervore, dhimbjeve të stomakut dhe për ata që janë të dobët. Në fund lexuesit njoftohen se “të gjitha llojet e çokollatës Zurher gjinden në Korçë te ëmbëltorja “Manushaqe” e mëmëdhetarit tonë, zotit Vangjel A.Gjika”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...