Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku të njohur shqiptar

Një tjetër lajm i hidhur ka ardhur për bluzat e bardha. Mjeku i përgjithshëm që shërbente në spitalin e Përmetit, Rustem Keko ka ndërruar jetë. Mjeku kishte një javë  i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa ditën e sotme ka humbur betejën me virusin. Kolegët kanë shkruar mesazhe ngushëlluese për punën e tij, kurajon dhe humanizmin.

Ai ka qenë drejtor i spitalit të Përmetit. Ky është rasti i dytë i një mjeku që ka humbur jetën për ditën e sotme. Këtë mëngjes si pasojë e virusit ka ndërruar jetë një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof. dr. Hiqmet Shqerra.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...