Covid-19 :Ja numrat e fundit në Strugë dhe Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 1.814 testime, ndërsa janë regjistruar 180 raste të reja me KOVID-19 ndërsa në Strugë 6.

Në 24 orët e fundit 206 persona e kanë fituar betejën kundër koronavirusit.

13 persona kanë humbur jetën. Gjashtë prej tyre janë të regjistruar në muajin dhjetor.StrugaLajm

Numri i përgjithshëm i personave të diagonostifikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 97 052, numri i pacientëve të shëruar është 87 652, i të vdekurve 2 989, ndërsa numri i rasteve aktive është 6 411.

In : Aktuale

Loading...
loading...