Covid-19 ne Maqedoni: 37 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.264 teste, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Tetovë – 13, Shkup – 12, Veles – 3, Gostivar, Prilep dhe Strumicë nga 2, Ohër, Sveti Nikollë dhe Dellçevë nga 1.

Nga MSH thonë se sot nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje.StrugaLajm

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar nga coronavirusi.StrugaLajm

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.054, numri i pacientëve të shëruar është 150.273, numri i vdekjeve është 5.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 292.

In : Aktuale

Loading...
loading...