Covid-19 në Maqedoni :81 raste të reja

Sërish rritje e shifrave të pacientëve të sapodiagnostifikuar me Kovid-19 shënohet gjatë ditës së djeshme. Nga 5.315 testimet e bëra, janë regjistruar 81 raste të reja me Kovid-19. Megjithatë, për momentin presion në ambulanta dhe spitale nuk ka. Në Klinikën Infektive trajtohen 15 pacientë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të virusit. Sipas tij, shumë e besueshme është se lloji delta nuk do të jetë lloji i fundit i këtij virusi.

Edhe krahas asaj që tani është qetë, Filipçe vlerësoi se është e mundur ky trend i rritjes të vazhdojë edhe më tutje, por shton se me zgjuarsi e ndjekin gjendjen. Intensivisht, potencoi ai, i ndjekim dhe analizojmë rekomandimet në lidhje me vaksinimin. Skenarët e mundshëm sipas tij janë të ketë rekomandime për dozën e tretë të vaksinave ose vaksina të bëhet sezonale. Por, më shumë njohuri për atë nëse vaksina do të bëhet sezonale ose jo, priten në shtator ose tetor.

Në varësi të gjendjes momentale, autoritetet shëndetësore do të bisedojnë edhe për masa eventuale restriktive, së pari të kahëzuara drejt atyre të cilët nuk janë vaksinuar. Ekziston mundësi të vazhdohet sipas shembullit të disa vendeve në pjesën e kufizimit të hyrjes në hapësira të mbyllura, më saktë, të kërkohet vërtetim i obligueshëm për vaksinim.

Ministri i Shëndetësisë dje vlerësoi se vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në mbarë shtetin, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Në pikat vaksinuese në shtet dhe në terren, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 514.021 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.302 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 12.545 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 904.583 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 390.562 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 156.380, shifra e pacientë të shëruar është 150.362, shifra e të vdekurve është 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 525.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë në Shkup-171, pastaj Tetova-135, Kumanova-59 , Gostivari-36.

In : Aktuale

Loading...
loading...