Covid-19 në Maqedoni :843 raste të reja, 333 të shëruar dhe 11 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 3 519 testime ndërsa janë regjistruar 843 raste të reja me KOVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 pacientë.
11 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 106 110 raste me koronavirus. Numri i personave të shëruar është 94 275 ndërsa i të vdekurve është 3 176.
Numri i rasteve aktive është 8 659.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...