Covid “mbërthen” sërish Kinën, regjistrohen shifrat më të larta

Kina ka njoftuar bllokimin e saj më të madh në mbarë qytetin që nga fillimi i shpërthimit të Covid më shumë se dy vjet më parë. Qyteti i Shangait do të mbyllet në dy faza gjatë nëntë ditëve ndërsa autoritetet kryejnë testimin e Covid-19.

Qendra e rëndësishme financiare ka luftuar me një valë të re infeksionesh për gati një muaj, megjithëse numri i rasteve nuk është i lartë sipas disa standardeve ndërkombëtare.StrugaLajm

Autoritetet deri më tani i kishin rezistuar mbylljes së qytetit me rreth 25 milionë banorë për të shmangur destabilizimin e ekonomisë.StrugaLajm

Disa banorë të Shangait janë ankuar për ciklet në dukje të pafundme të testimit, duke sugjeruar se kostoja e zero-Covid ishte bërë shumë e lartë. Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës raportoi më shumë se 4,500 raste të reja të transmetuara brenda vendit të dielën./NOA

In : Rajoni

Loading...
loading...