BLENDI PETROL
Aktuale

Çudira shqiptare!Filmonte nusen dhe dhëndrin,kameramani përfundon në pusetë (VIDEO)

Një kameraman që po filmonte me dron nusen dhe dhëndrin në Lungomare ka rënë në një pusetë. Këtë incident e ka treguar vetë kameramani përmes një mesazhi që ka dërguar te “Nisma thurje”.

“Përshëndetje Nisma. Unë që po ju shkruaj jam një nga tre çunat që duken në video në krahun e majtë të çiftit. Isha duke xhiruar me dron dhe duke ecur mbrapa rashë në pusetë (siç duket qartë në video).

U vrava te këmba e krahu por më ruajti Zoti se aty kishte hekura. Edhe pse jam i gjatë, u mbulova i tëri në uje dhe telefoni e telekomanda e dronit më mbetën aty.

Ishte më shumë se 120 cm ujë dhe ju siguroj që nëse kishte rënë një fëmijë, do të ishte mbytur aty.

Si ka mundësi që të jenë kaq të papërgjegjshëm këta që drejtojnë? Si inaugurohen e hapen këto sheshe kur ka gropa që mund të të marrin jetën dhe asnjë sinjalistikë? Po sikur të kishte rënë ndonjë fëmijë? A nuk u mjaftoi një jetë që morën për shkak të këtyre gropave?”, shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button