Çulev apelon që qytetarët t’i përfundojnë obligimet deri në orën 16 të ditës së premte

Duke e pasur parasysh fundjavën e vazhduar gjatë festës së Pashkëve dhe mundësinë që shumë qytetarë të shkojnë në vilat ose banesat e tyre në vendet turistike, ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev apelon që qytetarët t’i organizojnë obligimet e tyre deri në orën 16:00 të ditës së premte dhe me këtë rast duke pasur kujdes në kohë të arrijnë deri në destinacionin e dëshiruar.

“Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të zgjatë nga e premtja në orën 16:00 deri të martën në orën 05:00. Kemi një fundjavë të prolonguar për shkak të festës së Pashkëve. Apeloj që qytetarët t’i organizojnë të gjitha obligimet e tyre deri në orën 16:00 të ditës së premte dhe me këtë rast të kenë kujdes në kohë të arrijnë në destinacionin e dëshiruar. MPB-ja do t’i ndërmarrë të gjitha punët dhe aktivitetet e nevojshme me qëllim të zhvillimit pa pengesa të komunikacionit menjëherë deri në fillim të orës policore”, theksoi ministri Çulev.StrugaLajm

Në pyetje të gazetarëve se kryetari i komitetit komunal i VMRO-DPMNE-së nga Mogilla, Oliver Ristevski, më 11 prill ka vjedhur dru gjatë orës policore, ministri Çulev tha se rasti është evidentuar në buletinin e MPB-së dhe se nuk dëshiron të hyjë në përkatësi politike të personave të cilët e kanë bërë këtë vepër.StrugaLajm

“MPB-ja vepron në mënyrë joselketuese ndaj të gjithë qytetarëve të cilët e shkelin ligjin, ashtu edhe me rastin konkret, i cili tani më është vendosur në buletinin policor, për rastin e njëjtë është informuar edhe opinioni”, potencoi Çulev.

In : Aktuale

Loading...
loading...