Aktuale
Çun Lajçi,poezi për Ziadin Selën:I kuqi i Drinit Zi

I kuqi i Drinit Zi( Ziadin Sela )
Ju
s’e duruat krenarinë e tij
Ai
mjerimit tuaj vetëm i qeshi,
dhe me gjakun e vet
u ba bajrak
kurban, mes ujq-delesh.
Ju qençe lehet,
u përjargët,
grrithët
e kruat zhugën
kromën e kruat
i shkundet morrat tuaj
edhe zgjebën.
Ate e përgjakët
por kokat tuaja i kafshuat
Atij
ia xigëluet vetem herdhet,
se ai vinte kuq nga Dri i Zi
me nji kokë
për t’u ba n’flamur
dykrenësh
i përhershem.