D-r. Hana – Mjekësia është mision dhe përgjegjësi!

Muhamet Borova
Elani për sukses është lojtari kryesor që të rinjve u jep energji për të ecur përpara. Kujtimet janë energjia që të moshuarit i mbanë në jetë, duke u kthyer vazhdimisht në ditët e rinisë së tyre. Puna e bën kohën të kalojë, në kohën e duhur bëhen punët e duhura. Kush punon krijon. Kush studijon përparon. Sot në skenë është brezi i një rinie që është orientuar drejt studimeve dhe karierës.
Jo rastësisht filozofi Frensis Bekoni e ka përdor thënien Scientia potestas est (dituria është fuqi). Dashuria ndaj diturisë është forca shëruese, që sjell dritë për ndryshimet pozitive. Duke u arsimuar formohen bindjet për jetën, ato përforcohen gjatë rinisë, kulminojnë në moshën e pjekurisë!
Dr. Hana Azizoska i takon brezit të ri të mjekëve Strugan ,dikur student shembullore, sot një mjeke ambicioze. E diplomuar në Faklultetin e Mjeksinë në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup , në afatin rekord me notën mesatare 9.45 , duke arritur të pamundëshmen ta bëj të mundshme.
Duke e përceptuar energjin pozitive të mjekes Hana Azizoska njeriu nuk mund të qëndroj neutral pa i shprehur mirënjohje angazhimit të saj të merituar. E punësuar në Sipalin e përgjithshëm të Strugës , në repartin e ndihmës së parë arriti që ëndrrat e saj pa kufizime ti bëj reale. Duke studijuar dhe punuar, stetoskopin do ta bëj “vegël “ që asnjëherë nuk do ta lëshoj nga duart e saja.
Empatia e saj është nuk është vetëm virtyt, por edhe mjet per shërim. Pacientët nuk kanë nevoj vetëm për diagnozë, por edhe për fjale të ngrohtë, buzeqeshje, mirëkuptim dhe besim. Besimi te mjeku u jep siguri më shumë se ilaçet. Hana dëshmon se është një mjek i mirë jo vetem se ka njohuri të padyshimta, por edhe shumë ndjenja. D-r. Hana Azizoska është premtim për të ardhmen. Etika dhe zemra mund te hapërojne bashkë në shërbim te jetës dhe shëndetit. Këto atribute i takojnë kësaj mjeke!
Për të pasur sukses , çdo kush duhet të besoj në aftësitë e veta, duhet të besoj në integritetin e mençurisë! Hana këtë besim e ka pasur prej moshës parashkolore kur si fëmijë e ka luajtur rolin “ virtual” të mjekes.
Pasioni i zjarrtë i saj nuk e la të dorëzohet kurrë, sepse gjithmonë gjente kohë për tu afirmuar si një personaliet kreativ, e motivuar nga dëshira për të arritur te qëllimi parësor të bëhet mjeke! Sot Hana është një mjeke e re,urojmë që nesër të bëhet një specialiste me reputacion!
.gif)




























