D-r.Panovski: Tre muajt më të rënda janë para nesh

 D-r.Panovski në një prononcim për Tv Sitel ka potenuar se siç po ftohet koha, ajri do të jetë më i ndotur, njerëzit do të qëndrojnë brenda dhe do ta shpërndajnë sëmundjen, transmeton Zhurnal.

“Aq më shumë që ftohet, aq më shumë që dita do të jetë më e shkurtë, ajri më i ndotur, njerëzit do të hyjnë brenda dhe më tej do ta shpërndajnë sëmundjen. Për këtë shkak masat përvec mbajtjes së maskave jashtë, janë në rregull. Domethënë në autobusë mund të vendosen kamera, të ketë kontrollorë në transportin e qytetetit, domethënë kontrollë të rrept. Në fabrikat të respektohen protokollet. Mbeten shtëpitë të cilat nuk mund të kontrollohen. Nëse jemi në krizë ashtu siç edhe në këto momente ndodhemi, të bashkohemi. Kjo do të thotë se liderët politik, liderët fetar dhe të gjithë tju thonë që të përmbahen 5-6 muaj ose të thonë të mbajnë maska 14 ditë në bazë rregullave të tanishme gjithkund ku duhet, mos u mblidhni dhe të shohim nëse do të ndodhë diçka për 28 ditë”, thotë ai.StrugaLajm

“Për mbrëmje kam thënë se duhet të ketë orë policore, sepse të rinjtë dëshirojnë apo jo, e sjellin sëmundjen në shtëpi. Tanimë më shumë se një muaj po mblidhen në hapsira të mbyllura dhe për këtë shkak sëmundja shpërndahet. Duhet të respektohen masat, për karantin dhe mbyllje të restoranteve, duhet shumë para, këtë Kina mund ta bëjë”, potencon Panovski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...