DAP: Punëdhënësit të parashtrojnë kërkesë për mbështetje financiare për pagesën e pagave e cila është e qasshme në e-tatime

 Duke u bazuar në Dekretin në fuqi juridike për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi Kovid-19, për pagimin e pagave për muajt prill dhe maj 2020, për të realizuar të drejtën punëdhënësi parashtron kërkesë për mbështetje financiare për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj të vitit 2020 për çdo muaj veçmas, deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Parashtrimi i kërkesës bëhet përmes sistemit e-Tatime, ndërsa nëse është e plotë kërkesa e konfirmon Drejtoria e të Ardhurave Publike, në afat prej tre ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës.

Mënyra e plotësimit të Kërkesës për mbështetje financiare për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj 2020 (formulari BFP-IP) http://www.ujp.gov.mk/mk/obrasci/opis/221 është pjesë përbërëse e kërkesës, gjegjësisht është sqaruar në Udhëzimin për plotësim.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...