Mijëra njerëz morën pjesë në një dasmë tradicionale – një nga më të mëdhatë . Organizatorët shpresojnë që evenimenti në fshatin Arbanassi një nga fshatrat shqiptare në Bullgari në të hyjë në librat e rekordeve.
Dhëndri, Georgi Georgiev dhe nusja e tij Iva ftuan mbarë komunitetin në ditën e tyre të veçantë me një kusht – të gjithë duhet të vishnin kostume folklorike tradicionale bullgare. Mysafirëve iu shërbyen fasule me mish në pjata dheu, ndërsa u harxhua gati 2 mijë litra verë e bërë vetë.