Dasmat, policia : 1000 euro do gjobiten lokalet që lëshojnë zërin e lartë

Ministria e Brendshme apelon tek qytetarët dhe sidomos restorantet të kenë kujdes për dasmat sepse mund të gjobiten me gjoba prej 500 deri 1000 euro, në rast se lëshojnë muzikën me zë të lartë. Kjo masë vlen edhe për kafeteritë.

Zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski përkujton se gjoba për një lloj të këtillë të kundërvajtjes lëvizë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit sipas nenit 8 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.
“Në orët e mbrëmjes në rajonin e Pollogut në lokale hotelierike, kafeteri dhe restorante çdo ditë organizohen zbavitje të ndryshme dhe ahengje, jo rrallë të ndjekura me muzikë me zë të lartë që i shqetëson qytetarët e tjerë, ndërsa para së gjithash ata që jetojnë në afërsi të objekteve hotelierike”, theksoi Josifovski.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...