Në Strugë, gjatë pjesës së dytë të korrikut dhe fillim-gushtit pritete të zhvillohen më shumë se 500 dasma dhe gëzime të tjera familjare të cilat pritet t’i japin një impuls domethënës ekonomisë së këtushme .Struga, është një nga vendbanimet që organizimi i dasmave dhe gëzimeve të tjera familjare kontribon shumë edhe në ekonomin lokale, sepse për to harxhohen mjete të konsiderueshme financiare që vënë në lëvizje disa sektor të ekonomisë.Ky fakt ka ndikuar që shumë biznismen të investojnë në ndërtimin e sallave të dasmave dhe tashmë nuk ka mbetur vendbanim i madh që mos ketë një ose dy të tilla. Gjithashtu, janë ngritur edhe biznese të tjera si kompani produksioni,sallone bukurie,kompani dekorimi që mbijetesën e tyre financiare e sigurojnë kryekëput nga dasmat.Llogaritete se në sezonin e dasmave në Strugë gjykuar nga numri i dasmave mendohet se harxhohen rreth 10 milion euro .Agjensionet e dasmave dhe objektet hotelerike të cilat veprimtari të parë kanë organizimin e dasmave,ceromonive të ndryshme si dhe gëzimeve të tjera familjare e lidhin me faktin se mërgimtarët dhe qytetarët rezident të Strugës, zgjedhin këtë periudh për organizimin e dasmave si rezultat edhe i përkimit me pushimet verore të një pjese të madhe të struganëve të cilët jetojnë dhe punojnë në botën perendimore të cilët akoma preferojnë që gëzimet e tyre edhe më tutje t’i kremtojnë në vendlindje.(Strugalajm.com)
Artikuj të ngjashëm
Lexo gjithashtu:
Close