LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Debarca, ka refendum dhe zgjedhje (VIDEO)

Banorët e komunës së Debarcës të dielën përveç se do të votojnë për kryetarë komune do të kenë edhe referendum. Do të duhet të deklarohen nëse janë “Për” ose “Kundër” ndërtimit të një deponie rajonale për mbetjet e ngurta në territorin e tyre. Të drejtë vote kanë 4621 qytetar. Kjo vjen pasi Këshilli i komunës kohët e fundit vendosi të mbahet referendum, pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit që deponia rajonale të ndërtohet në komunën e tyre. Banorët pakënaqësinë e tyre disa herë e shprehën përmes protestave.

“Është vendi më i mirë ekologjik në Maqedoni dhe nëse e krahasojmë me një fëmijë të shëndetshëm të porsalindur, është sikur t’ia injektoni shtatë shiringa me 100 kub baktere. Është mirë të ketë një referendum … – tha Ljubomir Petrevski, koordinues kundër ndërtimit të deponisë në Debarcë.

Në deponin në fjalë duhet të hidhen mbeturinat nga Ohri, Struga, Dibra, Kërçova dhe disa vendbanime të tjera më të vogla. Përfaqësuesit e Rajonit të planifikuar Jugperëndimor thonë se e kuptojnë zemërimin e popullatës lokale.

StictyBanner mes postimeve mobil

“Kudo përvoja tregon se banorët lokal rezistojnë, sepse ekzistojnë stereotipet kur përmendet fjala deponi. I tillë është edhe rasti këtu. Supozoj edhe nëse janë mjaft të informuar, ai stereotip bën rezistencë te popullsia dhe prandaj janë këto reagime- deklaroi Mirjana Lozanoska, drejtoreshë e Rajonit të Planifikimit Jugperëndimor.

Ndryshe me ndërtimin e deponisë rajonale është planifikuar ndërtimi i 5 stacioneve të transferimit, stacione të riciklimit, filtrimit dhe për prodhim të energjisë elektrike. Por, banorët qëndrimin e tyre në të gjitha këto çështje do ta shpalosin të dielën në referendum./alsat-m

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button