Dëbora e parë sot në Maqedoninë e Veriut

Pjesa më e lartë e Mavrovës, në malin Bistra nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të borës. Ndërkohë, në Malin Sharr në orët e mëngjesit nuk ka pasur akoma reshje të borës, edhe pse është paralajmëruar për sot.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të para të mëngjesit do të jetë i ftohtë dhe me erë. Gjatë ditës do të ketë vranësira dhe një erë nga veriu, që pritet të pasojë me shi në rajonin e Luginës së Vardarit si dhe në zonat e tjera malore të vendit.StrugaLajmStrugaLajm

Në zonat e larta malore në perëndim dhe very të vendit do të ketë kushte për reshje bore. Temperatura minimale do të jetë – 5 deri 3 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri 11.StrugaLajm

Në Shkup pritet të ketë mot me vranësira dhe erë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 0 gradë, ndërsa ajo maksimale 6 gradë.
Nga e diela sërish do të jetë moti stabil, me temperature më të ulta nën minus 5 gradë.

In : Aktuale

Loading...
loading...