Dellogozhdës, i mungon uji për pije

Në Dellgozhdë të Strugës këtë verë, për disa orë gjatë ditës, nuk ka ujë të pijshëm. Banorët ia dalin secili në mënyrën e vet. Disa blejnë ujë të ambalazhuar nga dyqanet, të tjerët mbushin ujë në shishe kur për një kohë të shkurtër vjen uji nëpër çezma.

Nga bashkësia lokale sigurojnë se problemi i furnizimit me ujë do të zgjidhet. Është porositur një pompë e re më e madhe me një kapacitet 800 metra kub ujë në sekondë.

“Për momentin në fshat kundërmon errë e keqe. Kjo ndodh pasi thuajse nuk ka ujë në kanalet përreth dhe lumin lokal. Banorët janë të shqetësuar për gjendjen e tillë, por edhe për shëndetin e tyre sepse nuk kanë rregullisht ujë të pijshëm.”StrugaLajm

Nga bashkësia lokale u bëjnë thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin për nevojat e tyre personale, jo për kopshte dhe për pastrim të oborreve. Një problem shtesë, sipas tyre, është mospagimi i faturave të ujit. Muajin e kaluar nga më shumë se 400 shtëpi, vetëm 106 i kanë paguar faturat e tyre. Dellogozhda është një nga fshatrat më të mëdhenj në Strugë me rreth 3,000 banorë. Edhe vendbanime tjera në Strugë këtë verë e kanë të njëjtin problem.StrugaLajm

Miki Trajkovski

In : Aktuale

Loading...
loading...