Demiri: Zgjedhjet e parakohëshme janë arsyeja e përplasjes LSDM-BDI


Këto dy ditë nuk ndalen përplasjet mes partnerëve të koalicionit qeveritarë LSDM-BDI lidhur me mosmarrjen e imunitetit të ish kryeprlamentarit Trajko Veljanovski, transmeton Zhurnal.  Deputetët e shumicës parlamentare mbeten në qëndrimin se bëhet fjalë për bashkëpunim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.


Nga ana tjetër analisti politik Alajdin Demiri shprehet se arsyeja kryesore për zënkat e fundit mes partnerëve të koalicionit janë zgjedhjet e parakohëshme.StrugaLajm

Sipas tij BDI nuk dëshiron zgjedhje të parakohëshme ndërsa Kryeministri Zaev dëshiron të mbahen zgjedhjet e parakohëshme dhe ky është shkaku i përplasjeve të fundit.StrugaLajm

“Loja është edhe me frikën, është e qartë se ka kërcënime edhe nga VMRO-DPMNE të mos preken dosjet dhe për këtë shkak po taktizohet. Por, vlerësoj se përplasja kryesore është rreth mospajtimit për zgjedhje të parakohshme. Mendoj se arsyeja për zemërimin mes partnerëve qeveritarë është qëndrimi i BDI-së që mos të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, nga ana tjetër Zaev që dëshiron zgjedhje të parakohëshme”, thotë për Rel, Alajdin Demiri.

In : Aktuale

Loading...
loading...