Deponia e Strugës,Mustafa Zabzuni me një propozim interesant

Komuna e Strugës është përqendruar në gjetjen e një zgjidhje afatshkurtre për dislokimin e deponisë së qytetit nga lokacioni ekzistues dhe konservimin i saj pas zjarrit që përfshiu këtë të fundit, gjë që solli ndotje në masë të ajrit dhe një reagim të fortë të qytetarëve. Për këtë çështje, kryetari Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni, për gazetën KOHA deklaroi se një nga opsionet afatshkurtra është propozimi që Komuna e Strugës t’i ofrojë asaj të Ohrit që mbetjet e Strugës të hidhen në deponinë e Ohrit, ndërkohë mbetjet e inerteve të Ohrit të hidhen në deponinë e licencuar për hedhjen e inerteve që ndodhet në Belicë të Poshtme në Strugë. Ky propozim, saktëson Zabzuni, do t’i ofrohet Komunës së Ohrit dhe në rast se i njëjti pranohet, brenda një harku kohor të shkurtër deponia ekzistuese të mbyllet dhe e njëjta të konservohet. Edhe Këshilli Komunal i Strugës zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e fundit pas zjarrit në deponinë e Strugës. Në këtë seancë, përveç këshilltarëve, kryetarit të Komunës, Mustafa Zabzuni, komandantit të Stacionit policor, Valon Hani, shefit të Njësit zjarrfikës, Minir Mahmuti, prezent ishin edhe përfaqësuesit e sektorit civilë.

Në fjalën e tij, kryetari Mustafa Zabzuni, pasi në mënyrë telegrafike informoi për masat që janë ndërmarr në aksionin për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e ndotjes, potencoi se ai si qytetar i Strugës, por edhe si kryetar i Komunës, është i angazhuar maksimalisht që kjo problematikë të mbyllet njëherë e mirë. Zabzuni sqaroi se për momentin janë dy mundësi që kjo çështje të zgjidhet. Në rast se aprovohet kërkesa e Komunës që në afërsi të Rëmëzit të ndërtohet një qendër për përpunimin e mbetjeve ose të shihet mundësia që mbetjet të dërgohen në Bukovë, atje ku edhe i hedh Ohri. Por, për propozimin e dytë do të duhet një miratim nga Komuna e Ohrit, nënvizoi ai. Me një sqarim para të pranishmëve u prezantuan edhe komandanti i Policisë, Valon Hani si dhe Minir Mahmuti nga Njësiti zjarrfikës. Pothuajse nga të gjithë këshilltarët që u përfshinë në diskutime, nga të gjithë u kërkua që emergjente për momentin është dislokimi i deponisë dhe konservimi i asaj ekzistuese. Nga një pjesë e këshilltarëve u kërkua që të gjinden mekanizma me Komunën e Ohrit që deri në një zgjedhje afatgjate, mbetjet e Strugës të hidhen në Bukovë. Ndërkohë në fjalën e tij, sekretari i Komunës, Krenar Lloga, potencoi se për momentin një nga zgjidhjet për të cilin është gjendur edhe investitori, është ndërtimi i një Qendre për përpunimin e mbetjeve në afërsi të Rëmzit, e cila nuk do të jetë deponi klasike e mbetjeve. (Koha/Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...