Deportohen 11 shtetasit shqiptar që dyshoheshin për zjarrin në deponinë e Strugës!

11 shtetas të Shqipërisë janë deportuar nga Maqedonia. Ata më 25 qershor janë parë në deponinë e Strugës ku kanë punuar në mbledhje të mbeturinave plastike, kurse kanë  pasur të ndërtuar edhe një shtëpi të improvizuar, ku kanë qëndruar. U është shqiptuar ndalesë për hyrje në Maqedoni në afat prej 12 muajsh. Sipas policisë, në mënyrë shtesë do të vërtetohet lidhja e tyre me zjarrin e fundit në deponinë e Strugës, prej ku edhe sot del tym.

“Atyre u janë shqiptuar kallëzime adekuate për qëndrim jolegal në Maqedoni, dhe punë jolegale në rajonin e Strugës. Një pjesë e tyre në mënyrë ilegale kanë hyrë në territorin e Komunës së Strugës, ndërkaq pjesa tjetër kanë realizuar hyrje legale – dekalroi Stefan Dimoski, Zëdhënës i SPB Ohër.

Nga policia thonë se këta persona tashmë një kohë të caktuar kanë punuar në deponi. Nga Komuna e Strugës kërkojnë që MPB-ja deri në fund ta zgjidh rastin, kurse si dëshmi, mund të shfrytëzohen edhe incizimet e kamerave, të cilat janë të vendosura në një pjesë të deponisë. Nga Komuna e Strugës thonë që pa ndihmë të shtetit nuk munden vet ta zgjidhin këtë problem.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se të gjitha mjetet me të cilat shteti disponon do t’i vë në funksion për shuarjen e zjarrit në deponinë e Strugës, por edhe se do të ndihmojnë në angazhimin e punëtorëve të cilët 24 orë do ta ruajnë deponinë. Nga nisma qytetare “Mjaft është” thonë se pas pothuajse dy muajve, është fituar përshtypje se pushteti lokal dhe ai qendror nuk kanë koncept për zgjidhjen e këtij problemi

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...