Aktuale

Deputetë nga Shqipëria vizitojnë Strugën: takim me studentët shqiptarë që kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës

Në Strugë është zhvilluar një takim mes studentëve shqiptarë dhe përfaqësuesve politikë nga Shqipëria, të cilët po mbështesin kërkesën për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Të pranishëm në këtë takim ishin deputetja Evi Kushi, e cila në mandatin e kaluar ka shërbyer si ministre e Arsimit, si dhe deputeti Pirro Vengu i cili ka drejtuar mbrojtjen në mandatin e kaluar si dhe dhe deputeti Kliti Hoti . Të tre janë përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.
Studentët kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mosmundësinë e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke theksuar se kjo përbën një të drejtë të garantuar dhe kërkuar prej tyre prej kohësh.(StrugaLajm.com)

https://www.facebook.com/share/r/18Rrx2nuED

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button