Deputetët marrin para, pensionistët beneficione, nxënësit e shkollave të mesme paguajnë autobus

Derisa shteti ndan dhjetëra mijëra euro për harxhime të rrugës të një deputeti, mijëra nxënës të Shkupit nuk kanë as transport falas e as biletë të “privilegjuar” për nxënës. Një numër i madh nxënësit janë të “dënuar” të mos kenë mundësi të shfrytëzojnë transportin publik, sepse nuk u takon biletë falas transportuese. Një numër i madh i tyre janë të detyruar të rrezikohen dhe të ecin në këmbë nëpër rrugët e Shkupit sepse sipas ligjit privilegj për ta shfrytëzuar transportin urban kanë vetëm ata nxënës vendbanimi i të cilëve është së paku 2.5 kilometra larg shkollës ku mësojnë, njofton Koha. Nxënësit që nuk e kanë të drejtën e shfrytëzimit të biletës për nxënës janë të detyruar të paguajnë autobus, ndajnë mjete për mujore apo edhe taksi me qëllim që në mënyrë të sigurt dhe në kohë të arrijnë në shkollë. Nuk duhet harruar as aktivitet e tyre janë shkollës. Për këtë problematikë të nxënësve është ngritur edhe peticion me të cilin kërkohet nga Petre Shilegov të ndryshohen rregullat tani dhe menjëherë, e jo të pritet deri në vitin 2018. Në peticion thuhet se edhe nëse një prind dëshiron të paguaj NTQ nuk jep “mujore” për shkak afërsisë 2.5 km. Ata porosisin “Stop për diskriminimin. Për jetë të barabartë për të gjithë!!!. Qyteti i Shkupit ende nuk është prononcuar deri tani për këtë problematikë. Praktika për bileta falas për nxënës ka filluar që nga viti 2016, për momentin të drejtën e shfrytëzojnë 19.659 nxënës, ndërsa rreth 2000 nuk janë shfrytëzues.

Firmos peticionin këtu!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...