Deputeti i Vevçanit nuk ndjen faj për dhunën në Kuvend

Në vazhdimin e tretë të procesit gjyqësor për lëndën “27 Prill”, për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë nga viti 2017, që mbahet sot në Gjykatën Penale në Shkup, pas pushimit një orësh, mbrojtja vazhdoi t’i thotë fjalët hyrëse, ndërsa një pjesë e të akuzuarve u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve janë ulur 33 persona, deputetë, ish-funksionarë, persona publikë, policë, prej të cilëve 31 përgjigjen për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa dy për ndihmë.
Të akuzuar janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.
Vllado Janevski, avokat i Stavre Xhikov, para pushimit i tha fjalët hyrëse dhe theksoi se e tërheq autorizimin e Xhikovit, duke kërkuar falje ndaj këshillit gjyqësor për “ofendimet” nga ana e Xhikovit.
Goranço Angelovski kërkoi Gjykata t’i japë afat prej tre ditëve që të angazhojë avokat të ri, sepse para pushimit, avokati i tij e lëshoi seancën gjyqësore, duke thënë se nuk i janë dorëzuar dëshmitë dhe aktakuza.
Ndërkohë, gjykatësja Dobrilla Kacarska sipas detyrës zyrtare emëroi avokat të ri për Angelovskin me qëllim që të vazhdojë seanca gjyqësore.
Ai theksoi se megjithatë do të angazhojë avokat të ri për të hënën.
Sasho Janev, avokat i Igor Jug, potencoi se do të dëshmohet se Jug nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të rrezikshëm, as akt të dhunës.
Janev theksoi se nuk ka dëshmi se Jug ka pasur pistoletë, është drejtuar nga deputeti i dëmtuar Zoran Zaev, por nuk ka gjuajtur, sepse i dëmtuari është mbrojtur.
Avokati i Jug theksoi se kjo akuzë është “shpifje”.
Biljana Stojanoviq, avokate e Ilija Slaveski nuk dha fjalë hyrëse, duke kërkuar nga gjykata atë ta bëjë në procedurë të mëtutjeshme.
Ninosllav Jakimovski, avokat i Igor Jug dhe Villijam Mihajlovski, shfaqi shpresë se prokuroria do të ketë “virtyt dhe guxim ta tërheqë akuzën e tillë”, duke theksuar se nga vetë dëshmitë e prokurorisë, mbrojtja do të dëshmojë se Jug dhe Mihajlovski nuk janë fajtor për atë që akuzohen.
Jakimovski, i ka propozuar gjykatës, që masa e caktuar e paraburgimit t’i hiqet ose të ndërrohet me ndonjë masë më të butë.
Jakim Naumov, avokat i Nikolla Mitrovski-Kolo, potencoi se nuk ka aktakuzë të qartë dhe të saktë.
“Prokuroria publike duhet ta dëshmojë atë që citohet në aktakuzën”, theksoi Naumov.
Petar Vasilev, avokat i Mitrovskit dhe Oliver Radulov ka informuar se në tërësi pajtohet pothuajse me të gjithë avokatët mbrojtës në procedurë.
Ai citoi se nuk pajtohet me konstatimin se bëhet fjalë për “procedurë serioze penale”, duke potencuar se në proces janë serioz vetëm ata që për veprën mund t’u caktohen dënime të akuzuarve për mbi 10 vjet.
Oliver Vuksanoviq, avokat i Aleksandar Vasilevski-Ninxha e propozoi për dëshmitar Bllagoja Vasilevskin, personin i cili e ka mbrojtur ish ministrin Nikolla Gruevski.
“Mbrojtja me dëshmitë e propozuara dhe me dëgjimin e dëshmive të propozuara do ta ngadalësojë citimin në aktakuzën”, ka konstatuar Vuksanoviq.
Pas fjalëve hyrëse të nxjerra nga ana e mbrojtësve, gjykatësja Kacarska ua dha fjalën të akuzuarve.
Së pari ka folur Kërste Mukoski, i cili theksoi se përveç deputetëve të tjerë të akuzuar, nuk ka njohur prej më parë asnjërin nga të akuzuarit.
“Nuk ndjehem fajtor”, theksoi Mukoski.
Pastaj Sasho Vasilevski, gjithashtu sikur edhe Mukoski, citoi se nuk i ka njohur të akuzuarit e tjerë prej më parë”, përveç deputetët.
I akuzuari Mitko Çavkov ish drejtor i Byrosë për Siguri Publike në fjalët hyrëse citoi se për shkak të konfuzionit dhe pavendosmërisë së nëpunësve policor para Kuvendit personalisht ka ndërmarrë komandë për konsolidim.
Sipas Çavkov, me proaktivitetin dhe intervenimin e tij sulmi në Kuvend ka kaluar pa përforcime dhe pa viktima, është reaguar në kohë dhe për 1 orë e 20 minuta situata ka qenë nën kontroll.
Ai tha se pasi që ka intervenuar janë siguruar efektivë plotësues të njësisë për detyra speciale, i ka dhënë urdhrat e nevojshme si dhe ndjen keqardhje për dështimin e njësive gjatë hyrjes në Parlament.
Prokurorja Vilma Ruskovska pardje në fjalët hyrëse tha se do të dëshmojnë se Çavkov ka qenë i informuar për të gjitha ngjarjet.
Mbrojtja ka konstatuar se nuk ka dëshmi për aktakuzën, ndërsa gjatë seancës gjyqësore ishte potencuar edhe se “gjykata nuk e ka parë të përshtatshme të mbajë mbledhje për vlerësim të aktakuzës”.
Njëherit, mbrojtja konkludoi se do të dëshmohet se të akuzuarit nuk janë fajtorë dhe se do të lirohen.

































