Derbin në Ladorisht e fiton Liria e Zagraçan-Shumit
LIRIA fitonë pikët e para si mysafire këtë sezon, edhe atë në derbin kundër fqinjëve të KF Flamurtari-t nga Ladorishti.
Ndeshje u zhvillua ashtu edhe siç ishte paramenduar, një derbi i vërtetë, ku pati raste të shumta shënimi, kartona, penallti të humbura dhe natyrisht gola.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me shumë raste të humbura shënimi nga të dyja skuadrat.
Në minutën e 55 të ndeshjes, ishte Drilon Sinani, ai i cili ndezi stadiumin, duke shënuar për Flamurtarin, por 5 minuta më vonë, në minutën e 60, Lutfi Asani, barazon gjithçka duke shënuar me kokë.
Në minutën e 70, u akordua për vendasit, por të cilën nuk arritën ta shëndrojnë në gol vendasit.
Në minutën e 88 të ndeshjes, i sapo futuri në lojë nga skuadra Liria ,Kujtim Murati, fiton një goditje dënimi shum afër gjashtëmbëdhietshes, të cilin e shëndronë në gol Shkëndim Arifi, duke i dhuruar një fitore mjaft të rëndësishme për këtë skuadër.(Strugalajm.com)