Derrat e egër në rrethinën e Shkupit – Zyrtarët: Mos i gjuani me gurë se egërsohen!

Tufat e derrave kanë zbritur në lagjet periferike të Shkupit ku kanë nisur që të sulmojnë kafshët shtëpiake. Qendër për Menaxhimin e Krizave, kanë marrë disa raportime nga qytetarë të shqetësuar, për praninë dhe sulmet e derrave të egër në parkun pyjor “Vodno” dhe në zonat urbane që kufizohen me pyjet.

Zëdhënësi i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Ilija Bojarovski, njoftoi për sulmin e derrave të egër ndaj kafshëve shtëpiake në Vodno dhe për shfaqjen e derrave të egër në parkun pyjor të “Vodnos”. Ai deklaroi se si Qendër për Menaxhimin e Krizave, kanë marrë disa raportime nga qytetarë të shqetësuar.StrugaLajmStrugaLajm

ILIJA BOJAROVSKI ZËDHËNËSI I QENDRËS PËR MENAXHIMIN E KRIZAVEStrugaLajm

“Derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme, e cila do të miratohej dhe zbatohej nga ndonjëra prej institucioneve p.sh si kapja dhe lëshimi i derrave të egër në natyrë në një vend tjetër të përshtatshëm ose ndonjë zgjidhje tjetër, ne do t’i apelojmë qytetarët në rast të takimit me derrat e egër të përpiqen të qëndrojnë të qetë, të mos i sulmojnë derrat e egër me gurë apo me mjete të tjera manuale për të mos provokuar derrat, sepse në reagimin e tyre mbrojtës mund ti lëndojnë rëndë njerëzit si dhe qytetarët”

In : Aktuale

Loading...
loading...