Dervish Hima në vitin 1908:Qyteti shqiptar i Ohrit shembull i rezistencës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Gusht 2017

Gazeta franceze, « Messidor », ka botuar, të enjten e 30 korrikut 1908, në faqe të parë, intervistën e atdhetarit shqiptar, Dervish Hima (Ibrahim Mehmet Naxhi), të zhvilluar në Bryzh të Belgjikës.

Shqipëria kërkonte asokohe të shkëputej nga Turqia. Lëvizjet revolucionare në Perandorisë Osmane, sipas udhëheqësit shqiptar, u përhapën kryesisht falë shqiptarëve. Qyteti shqiptar i Ohrit u bë shembull i rezitencës.

Çfarë ndodhi në Ohër ? Cili ishte plani i strategut shqiptar ? Në vijim do të gjeni intervistën e plotë të patriotit publicist të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Shqiptarët dhe lëvizja revolucionare
(Nga korrespondenti ynë i veçantë)
Bryzh (Bruges), 29 korrikStrugaLajmStrugaLajm

Udhëheqësi i lëvizjes revolucionare shqiptare dhe drejtori i gazetës « Shqipëria (Skipëtari) », Z. Dervish Hima, që banon në Bryzh, tha se suksesi i tanishëm i lëvizjes revolucionare në Turqi është mundësuar kryesisht nga shqiptarët.

Në fakt, shumica e oficerëve të korpusit të tretë të ushtrisë, që gjenden në garnizonin e Maqedonisë, janë me origjinë shqiptare dhe ata vepruan si arsye e presionit të ushtruar mbi ta nga populli i Shqipërisë. Kështu qyteti i Ohrit, i cili është krejtësisht shqiptar, largoi me të parën autoritetet zyrtare dhe i zëvendësoi ato me një qeveri revolucionare të përkohshme.StrugaLajm

Sa për autokracinë shqiptare, të gjithë djemtë e rinj të figurave më të larta në Konstandinopojë janë me revolucionarët. Nuk është krejt e njëjtë me “të vjetërit”, etërit e tyre. Prej tyre, ka – dhe kjo është shumica – të cilët, si Turkan Pasha dhe Reshid Pasha, ndoshta nuk do të jenë kurrë me “të rinjtë”.

Por ka edhe të tjerë. Kështu, Veziri i lartë i sapo-shkarkuar, Ferid Pasha, i cili është shqiptar nga Vlora, nuk u shkarkua fare për shkak të ideve të tij reaksionare, por për arsye se ishte i pari që – edhe pse Sulltani ishte akoma në favor të tij – këshilloi Abdul Hamidin të mos përdorte represion të dhunshëm.

Z. Dervish Hima tha gjithashtu se nesër, të enjten, do të shfaqet një manifest i komiteteve shqiptare në Evropë, ku në të cilin programi i shqiptarëve do të ekspozohet gjerë e gjatë.

Le të shtojmë se udhëheqësi shqiptar mohoi se shqiptarët kishin aspirata italiane. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/messidor-1908-intervista-me-dervish-himen-udheheqesin-e-levizjes-revolucionare-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.


Loading...
loading...